Lindur më : 16 Janar 1984 (32 vjec) Gjakovë, Kosovë
Gjatësia : 1,80 m
Pesha: 72 kg
Ekipi : Zürich
Roli: mesfushor
Këmba e preferuar : e majta
Intervista:
- Si ndiheni për faktin qe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë në Kampionatin Europian, ‘’Francë 2016’’?
Është një ndjesi shumë e mirë , shume emocionuese dhe jam shume i lumtur për cdo gjë që do të ndodhë në javët në vazhdim.
- Kjo është pjesmarrja e parë për ekipin e Shqipërisë , në Kampionatin Europian. Çfarë mendimi keni për këtë mundësi historike?
Po , është hera e parë për ne , është shumë e vecantë. Mendoj se e meritojmë , kemi bërë historinë , por tashmë duam ta krijojmë një moment të ri.
- Kur i keni patur fillesat me futbollin? Kur keni filluar të luani si futbollist profesionist?
Kam luajtur futboll që fëmijë, kam filluar në moshën 9 vjecare. Kur isha 23 , u bëra futbollist profesionist.
- Çfarë këshille do ju jepje lojtarëve të rinj shqiptarë?
Punë , durim dhe besim në vetvehte.
Kush janë pritshmëritë dhe qëllimet tuaja personale për Kampionatin Europian 2016 ?
Unë do të jap më të mirën – sic bëj gjithmonë dhe shpresoj të kalojmë në raundin tjetër.
- Kush është ekipi juaj i preferuar në ‘’Euro 2016’’ ?
Them , Spanja ose Gjermania