Cikalleshi, një gol që vulos Europën

Sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi ishte vendimtar me golin e tij në minutën e 93-të që i dha fitoren Istanbul Basaksehir-it në transfertën e vështirë ndaj Ekshisehirspor.

Kavajasi e nisi si titullar këtë sfidë duke realizuar në fund golin që i dha edhe sigurinë matematikore Istanbul Basaksehir për të blinduar vendin e 4-t në Superligën turke, që e çon në Europa League. Ky ishte goli i 13-të sezonal i Cikalleshit në Turqi, nga të cilët 6 i ka shënuar në kampionat dhe 7 në Kupën e Turqisë.

Ndërkaq, goli i shqiptarit shkaktoi pakënaqësi dhe trazira mes tifozësh, pasi me këtë humbje Eskisehirspor u rrëzua nga kategoria.