Cikalleshi rikthehet në fushë

Sulmuesi kuqezi, Sokol Cikalleshi është rikthyer në dispozicion të skuadrës së tij, Basaksehir, që u ndal në barazim në shtëpi në sfidën ndaj Sivaspor. Kavajasi e nisi nga stoli, për të hyrë në fushë në minutën e 67-të, kur rezultati ishte 1–2 për miqtë. Cikalleshi nuk ka shënuar, por Basaksehir ka shpëtuar nga humbja duke barazuar 2-2.

Skuadra e Cikalleshit mbetet në vendin e katërt me 2 pikë më pak se Osmanlispor që i ndjek me 47 pikë.