CNN Sports

Nuk ndosh shpesh që një kryeministër të të hapë telefonin, dhe nuk ndosh shpesh që Shqipëria të kualifikohet në një nga turnetë më të rëndësishëm të futbollit.
Kryeministri Shqiptar Edi Rama mund të konsiderohet i falur , që një moment i la detyrat e tij zyrtare , për të festuar kualifikimin e vendit të tijë për në finalet e kampionatit Europian Francë 2016.

 

Pasi vendi i mirëpriti heronjtë , 24 orë pas fitores kyc kundër Armenisë , Rama i priti në aeroport , përpara se të udhëtonte me skuadrën me autobus ,për në kryeministri , dhe për të festuar arritjen e vendit me 3 milion banorë.

 

Përpara disa ditësh , ëndrra e Shqipërisë për tu kualfikuar ishte në rrezik , pas humbjes në shtëpi 2-0 , me rivalët e Serbisë. Në këtë moment Rama ndërhyri për të rritur shpresat e miliona shqiptarëve.

 

I takova lojtarët pas ndeshjes me Serbinë , dhe ato ishin të mërzitur—ishte një humbje e hidhur – deklaroi Rama për një interviste eksklusive për CNN.
‘’Unë fola me to dhe u thashë, ‘ Shikoni , kur përpiqeni për të arritur majën e malit , duhet të përballeni me erëra të forta. Tani është koha të tregoni karakterin tuaj.’’.

 

Pavarësisht peripecive , Shqipëria arriti një rezultat 3-0 kundër Armenisë , e cila I rriti shpresat e ekipit për fitore , gjë që coi në festime fansat në Shqipëri dhe Kosovo , ku 1.8 milion banorë janë me etni Shqiptare.

 

Fishekzjaret dhe festimet zgjatën gjatë natës , dhe me mijëra vetë dolën për të përshëndetur ekipin pas udhetimit. Nga aeroporti deri në qëndër të Tiranës , tifozët erdhën për të përshendetur heronjt e tyre. Asnjeri nuk e mendonte se Shqipëria mund të kualifikohen në një grup ku ndodhej Portugalia Danimarka dhe Serbia. Lojtarë si trioja Xherdan Shaqiri , Valon Behrami dhe Granit Xhaka , luajnë për kombëtaren e Zvicrës , pavarsisht se kanë prejardhje Kosovore. Vëllai i Granit Xhakës , Taulanti , zgjodhi të përfaqsojë Shqipërinë, ndërsa preferenca e Shkodran Mustafit ishte Gjermania. Dhe prapë se prap Shqipëria triumfoi.
‘Nuk e kisha endërruar dicka të tillë’’ deklaroi kapiteni lorki Cana për CNN. I telefonova babait pas ndeshjes me Armeninë dhe ai ishte në lot.
Cana , së bashku me pjesën tjetër të ekipit dhe stafin drejtues u dekoruan me medaljen e nderit nga kryeministri Rama.

 

‘’Kjo është një arritje e mrekullueshme’’ , deklaroi Rama. ‘’Është një shtysë fantastike për vendin dhe shoqërinë. Kjo eshte një skuadër që nuk përbëhet nga yje , por është vetë një yll’’.

‘’Kam pasur një karrierë të pasur dhe kam luajtur për Paris Saint-Germain në Francë , Lazio në ital. dhe në Premier Ligë , por ekipi kombëtar është dicka speciale’ , deklaron Cana.

 

Kur e vesh atë fanellë , ke peshën e kombti dhe të gjithë njerzve , dhe kur kurorëzon dicka , momenti është i jashtzakoshëm’’.