Colorado dhe Gashi befasojnë MLS-në

Colorado Rapids nuk di të ndalet duke fituar në kampionatin amerikan MLS. Skuadra e sulmuesit shqiptar Shkëlzen Gashi, ka arritur ta mposhtë rivalin direkt për vendin e parë Real Salt Lake. Në fund të ndeshjes rezultati ishte minimal 1-0 në favor të Colorados, falë golit të shënuar nga Germain Jones.

Pas 10 javëve në kampionatin amerikan, Colorado mban vendin e parë në konferencën e Perëndimit me 20 pikë të grumbulluara. Ndërkohë Gashi në këtë takim ishte titullar si gjithnjë dhe luajti për 89 minuta, duke u zëvendësuar në fund të ndeshjes. Paraqitja e Gashit ndaj Real Salt Lake u vlerësua pozitivisht në fund të takimit, pasi shqiptari kishte edhe disa raste të mira shënimi.