“De Biasi ka formuar një ekip solid”

“Kombëtarja që luftonte dikur për vendin e parafundit, tani është kthyer në një skuadër solide dhe me respekt, veçanërisht pas eliminatoreve të Kampionatit Europian ‘Francë 2016’. Bëhet fjalë për Shqipërinë”, shkruan në artikullin e botuar të enjten, gazeta më e madhe e Tirolit Jugor, “Tirolet Tageszeitung” për Kombëtaren shqiptare. Ajo në titull vendos fjalën shqipe “Kombëtarja”. Duke treguar fitoren ndaj Serbisë me anë të vendimit të KAS-it, fitoren e Portugalisë jashtë dhe dy barazimet kundrejt Danimarkës, gazeta vijon duke thënë: “Trajneri italian Gianni De Biasi që udhëheq ekipin prej vitit 2011, me shqiponjat ka krijuar një formacion kryesisht defensiv”. Në fund gazeta e përmbyll shkrimin me dy vëllezërit Xhaka, që për herë të parë në historinë e një Europiani dy vëllezër do ndeshen kundër njëri-tjetrit: Graniti për Zvicrën, Taulanti për Shqipërinë.