De Biasi: Pres të marr mesazhe nga ndeshja me Ukrainën

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Giovanni De Biassi dha sot në orën 18.30, një konferencë për shtyp në sallën e konferencave të stadiumit “Atleti Azzurri”, të Bergamos. Në këtë konferencë kishte një interesim të madh të mediave vendase, lokale dhe qendrore. “Po e nis me një ndjesë për largimin e djeshëm nga konferenca për shtyp në Austri dhe komunikimin jot ë rregullt që pata me gazetarin Xhihani. Por shpresoj të më kuptoni. Për mua ata katër futbollistë janë si fëmijët e mi dhe vendimi s’ka qenë i lehtë. Kjo më ka ngarkuar emocionalisht:-deklaroi trajneri. I pyetur për ndeshjen e nesërme me Ukrainën De Biasi deklaroi: “Pres të marr disa mesazhe nga kjo ndeshje, e cila do të jetë e fundit përpara se skuadra të luajë në finalet e Europianit. Do të vëzhgojmë në kushte loje futbollistët dhe do të përpiqemi të nxjerrim konkluzionet e duhura. Po të humbim me Ukrainën?! Nuk është fundi i botës. Futbolli i njeh të tre rezultatet, fitoren, barazimin dhe humbjen. E rëndësishme për ne, është të mësojmë sa më shumë për gjendjen e futbollistëve”-ka theksuar trajneri i kombëtares.

Në lidhje me synimet e Shqipërisë në Europian trajneri ishte i qartë: ” Kemi dhjetë ditë që po punojmë fort dhe jemi mirë psikologjisht. E dimë që do të jetë e vështirë por jemi të përqëndruar për të dhënë më të mirën. Ne nuk shkojmë në Francë për pushime”-ka theksuar trajneri kuqezi. Menjëherë pas përfundimit të kkonferencës për shtyp, që zgjati 25 minuta trajneri i është bashkuar skuadrës për stërvitjen e fundit në stadiumin “Atleti Azzurri” të Bergamos.