De Biazi: Ndeshja e jetës, ja dolëm!

Trajneri i Shqipërisë, e ka të vështirë që ti përmbajë emocionet. Krejtësisht i lumtur dhe gati në delir për suksesin e arritur, në daljen e tij të fundit për shtyp, në këto eliminatore, tekniku që plotësoi ëndrrën e të gjithë shqiptarëve, shprehet për mediat: “Ishte një rezultat i jashtëzakonshëm dhe një ndeshje e madhe. Emocionet do ti përshkruaja si të papërshkrueshme dhe krejtësisht të veçanta”.-deklaroi menjeherë pas ndeshjes trajneri kuqezi. I vetëdijshëm për rëndësinë e rezultatit dhe për pjesën që ai do të zinte në karrierën e trajnerit është shprehur: “Kjo ishte ndeshja dhe rezutati më i rëndësishëm i karrierës time”, deklaroi trajneri i ekipit kombëtar të Shqipërisë.

Më pas, ai bëri një vlerësim të rëndësishëm, për futbollin dhe kombëtaret e vendeve të vogla, të cilat përpiqen, që të konkurojnë të mëdhenjtë e futbollit botëror. “Kualifikimi ynë vlen. Është një provë se si një vend i vogël, mund të arrijë një ëndër të madhe”-deklaroi pas ndeshjes trajneri kuqezi.

Në fund ai tregoi edhe “sekretin” e asaj, që mund të quhet strategjia e kombëtares shqiptare të futbollit në këtë ndeshje: “Djemve ju kisha thënë, se nëqofëse besojmë, punojmë dhe japim zemrën në fushën e lojës, nuk ka mudësi që të jenë dy ndeshje të humbura pas minutës së 90të, që të na ndalojnë”- përfundoi trajneri i kombëtares shqiptare.