Ekipi zhvilllon stërvitjen e fundit në Itali

Kombëtarja shqiptare e futbollit, e cila prej pardje, qëndron dhe stërvitet në Bergamo të Italisë ka zhvilluar sot paradite stërvitjen e fundit, në këtë qytet. E programuar për në orën 10.30 ajo është ralizuar në kompleksin sportive të Atalantës. Klubi bergamask, mikpritës dje, i ndeshjes miqësore të zhvilluar mes Shqipërisë dhe Ukrainës në stadiumin “Atleti Azzurri”, ka vënë në dispozicion ambientet e tij për kuqezinjtë. Në 30 minutate para, në palestër Alberto Belle, ka kryer një seancë streçingu për skuadrën, në palestrën e kompleksit sportiv. Më pas disa futbollistë kanë vazhduar ushtrimet në palestër, ndërsa 15 të tjerë, janë stërvitur nën urdhrat e Tramezzanit, së bashku me Bogdanin dhe Bulkun. Ata kanë zhvilluar shumë ushtrime taktike që përfundonin me goditje në portë. I gjithë proçesi është vëzhguar nga afër prej trajnerit De Biasi. Ndërkohë disa dhjetra tifozë nga Bergamo, kishin ardhur për të ndjekur këtë stërvitje të skuadrës.