Fox

Shqipëria u kualifikua për të parën herë në një kompeticion madhor ndërkombëtar të dielën , kur mundën Armeninë 3-0 , duke prenotuar vendin për në EURO 2016, së bashku me Rumaninë , që fitoi 3-0 me Ishujt Faroe.

 

Humbja me Serbinë në shtëpi , të Enjten , bëri që Shqipërisë ti duheshin 3 pikë në Yerevan , për të parakaluar Danimarken dhe për tu pozicionuar në vendin e dyte në Grupin I ,  dhe ja arritën qëllimit.

 

Autogoli i Kamo Hovhannisyan i dha avantazh Shqipërisë që në minutën e 9-të , e më pas dyfishon Berat Xhimshiti në mesin e pjesës së dytë.

Armando Sadiku hyn si zëvendësues dhe shënon golin e tretë  14 minuta përpara përfundimit , dhe shkuadra e drejtuar nga Gianni de Biasi siguron një vend në turneun e Frances , verën që vjen.