Do te ingurohet sot me mbremje ne oren 21.00, “Shtepia e Tifozeve” ne Perros Guirec. Ky organizim i Federates Shqiptare te Futbollit, i programuar muaj me pare, do te jete nje mundesi per shqiptaret qe ndodhen prane kombetares por edhe per banoret e qytezes per te blere produktet zyrtare te skuadres kombetare, fanella, tuta etj. Si edhe suvenire te ndryshem si varese celsash, USB, syze gazmore, shkumesa kuqezi, kapele, me logon e FSHF. Ne ceremonine e inagurimit do te jete i pranishem ekipi kombetar, trajneri De Biasi, stafi, si edhe drejtuesit e larte te FSHF, presidenti Duka, zvPresidenti Nuri dhe Sekretari Shulku. Te ftuar do te jene edhe personalitete te Perros Guirec, perfshi edhe Keyetarin e Bashkise. Nje organizim i tille po pergatitet edhe ne Marseje, ku Shqiperia do te luaje kunder Frances.
FSHF inaguron sot, “Shtepine e Tifozeve”