Gashi, idhull i tifozëve në Denver!

Dy muaj i mjaftuan Shkëlzen Gashit që të bëhej një ndër futbollistët më popullor dhe beniamin i publikut të Kolorado Rapids. Skuadra amerikane është duke bërë paraqitje të shkëlqyera në kampionatin e MLS-së, përtej pritshmërive. Në gjashtë ndeshje ku është aktivizuar në Major League Soccer, Gashi ka realizuar një gol, atë në fitoren 2-1 në trasfertë me Sporting Kansas City, në mesin e muajit prill. Ndaj pyetjes në faqen zyrtare të klubit në facebook nëse ndeshja e radhës në “Dick’s Sporting Goods Park” është momenti ideal që 27-vjeçari të shënojë golin e parë në shtëpi, tifozët e Kolorados i janë përgjigjur me entuziazëm.