Gjimshiti debuton në Serinë A

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ka debutuar me Atalantën në transfertën e vështirë ndaj Napolit, e vlefshme për javën e 36 të kampionatit italian.

Për futbollistin kuqezi kanë qenë 90 minutat e para në kampionatin italian, aty ku kaloi në janar pas përvojës me FC Zurich në Zvicër. Përballë në takimin e së hënës Gjimshiti ka pasur shokun e tij të skuadrës në përfaqësuese, Elseid Hysaj, i cili luajti si zakonisht për 90 minuta. Neshja përfundoi me fitoren 2-1 të Napolit, ndërkohë që Gjimshiti u ndëshkua edhe me larton të verdhë.