Interesim i madh i medias italiane

Media italiane, qendrore dhe lokale, i ka dhënë një hapësirë të gjerë kombëtares shqiptare të futbollit. Kameranë dhe fotoreporterë të ndryshëm kanë mësyrë që në aeroportin e Bergamos për të fiksuar pamje të djemve kuqezinj dhe të stafit. Me të mbërritur në hotelin “Winter Garden”, sipas një program të rakorduar mirë mes stafit të ekipit dhe zyrës së shtypit, nisën edhe intervistat e para.. RAISport, kishte sjellë për një reportazh gazetaren e mirënjohur Sabrina Gandolfi, e cila vjet ishte drejtuese e emisionit emblem të RAI 2, “Domenica Sportiva”. Ajo ka intervistuar Presidentin e FSHF Armand Duka, trajnerin e kombëtares Gianni De Biasi dhe ndihmësin e tij Paolo Tramezzani. Nga ana tjetër, ka mbërritur edhe një grup i SKY Sport, i cili përveç reportazhit të zakonshëm, ka zhvilluar edhe një intervistë em trajnerin kuqezi. Ndërkohë që nga shumë media të tjera ndërkombbëtare vijnë kërkesa për intervista me drejtues, trajnerë dhe lojtarë të kombëtares.