Kombëtarja mbërrin në Armeni

Ekipi kombëtar, ka mbërritur sot në drekë në Armeni, ku nesër do të luajë ndeshjen e fundit në grup, në kuadrin e eliminatoreve të Kampionatit Europian Francë 2016. Udhëtimi është kryer me avion charter, direkt në itenerarin Tiranë- Erevan. Delegacioni shqiptar, i cili kryesohet nga Presidenti i FSHF Armand Duka, ka në përbërje të tij përvec skuadrës dhe stafit të saj edhe drejtues të tjerë të FSHF, personalitete të futbollit, përfaqësues të sponsorëve etj.

Avioni e ka lënë tokën shqiptare në orën 12.50. Pas tre orë e gjysëm udhëtim, në orën 15.30 ai është ulur në aeroportin e Jerevanit. Kombëtarja shqiptare, është akomoduar në Grand Royal Hotel të kryeqytetit armen.Në orën 18.00 trajneri Xhani De Biazi do të japë konferencën për shtyp për përfaqësuesit e medias shqiptare dhe armene.
Në orën 18.30 (me orën shqiptare), ekipi kombëtar do të zhvillojë stërvitjen e fundit përpara ndeshjes me Armeninë.