“Kombetarja ne Europian”

Diten e djeshme ne Pallatin e Brigadave, Federata Shqiptare e Futbollit organizoi pritjen “Kombetarja ne Europian”. Nje mbremje kjo mes te ftuarish nga bota e sportit, artit, kultures, medias por dhe me pjesemarrjen e Kryeministrit Rama, Presidentit te Republikes Z. Nishani dhe Kryetarit te Parlamentit Z. Meta si dhe politikane nga Maqedonia, Kosova e Mali i Zi! Ceremonia nisi me mbajtjen e nje minute heshtje nga moderatori i mbremjes ne respekt te shpirtrave te humbur ne atentatin terrorist ne France. Me pas, fjalen ne podium e mori Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Z. Armand Duka, i cili pershendeti te ftuarit dhe i falenderoi per pjesemarrjen. Atmosfera ishte klasike me ne sfond melodine e violinave e nderthurur me pas me fjalimin e trajnerit te kombetares Gianni De Biasi. Z. De Biasi kesaj here preferoi te fliste ne gjuhen shqipe duke krijuar keshtu edhe nota buzeqeshjeje mes te ftuarve.
Nderkaq Presidenti Duka, ftoi ne podium ekipin kombetar dhe stafin teknik duke i dekoruar me medaljen e arte ne shenje falenderimi, nje akt i cili u duartrokit nga te ftuarit e kesaj mbremjeje. Pas mbylljes zyrtare te ceremonise, te ftuarit munden te ndiqnin ne monitore filmime dhe intervista, te cilat kane qene prezent gjate gjithe mbremjes. duke u shfaqur keshtu pjeset me domethenese te ekipit kombetar si dhe mendime per ta nga figura te ndryshme si Sekretari Pergjithshem etj… Mbremja vazhdoi me nje kokteil e me biseda sportive mes te ftuarve dhe politikaneve e figurave te mirenjohura nga shqiperia dhe trevat.