Sot kombëtarja ka zhvilluar vetëm një stërvitje. Ajo është zhvilluar në orën 18.00 në kompleksin sportiv në Perros Guirec, ku Shqipëria po përgatitet prej 14 ditësh në finalet e Kampionatit Europian “Francë 2016”. Në kët stërvitje, nuk morën pjesë futbollistët e formacionit të ndeshjes së djeshme kundër Rumanisë. Këtij grupi I është bashkuar edhe Ergys kaçe i cili ndjnte dhimbje të forta barku dhe është lënë pushim nga ana e stafit mjeksor.Të gjithë të tjerët, u vunë në dispozicion të trajnerit Gianni De Biasi dhe ndihmësave të tij. Futbollistët u stërvitën fillimisht me disa sprinte të lehta dhe ushtrime të tjera për të kaluar në pjesën e ushtrimeve të ndryshme taktike. Ajo ka zgjatur për rreth 80 minuta. Pastaj futbollistët janë larguar për në rezidencën e tyre në hotel “L’Agapa”.
Kombëtarja, stërvitet pasdite në Perros