Kombëtarja, streçing dhe mbledhje

Ka nisur si të gjitha ditët e tjera edhe dita e ndeshjes së parë miqësore të skuadrës tonë kombëtare, kundër Katarit. Skuadra pasi ka konsumuar mëngjesin, dhe ka patur pak kohë të lirë dhe në orën 12.00 në drejtimin e përgatitësit Alberto Belle, ka nisur një seancë 30 minutëshe streçingu, të programuar më parë. Fiks në orën 13.00 në sallën e mbledhjeve është zhvillua edhe takimi i stafit teknik me skuadrën, ku asaj i është komunikuar formacioni me të cilin do të luajmë kundër Katarit, në Hartberg në orën 17.30. për këtë arsye edhe dreka është shtyrë për në orën 13.30. Skuadra do të niset nga hotel Falkenstein në orën 15.45. Stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja është vetëm 12 km larg rezidencës së skuadrës kombëtare.