Kombëtarja vijon përgatitjet për miqësoret

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit ka vijuar përgatitjet normalisht për dy miqësoret e programuara për muajin mars (ndaj Austrisë dhe Luksemburgut) në ambientet e resorit Tropikal në Durrës. Të martën në dispozicion trajnerit Gianni de Biasi kanë qenë të gjithë lojtarët e thirrur për këto dy sfida.

Përgatitjet po zhvillohen me intensitet maksimal dhe gjatë dy seancave stërvitore të zhvilluara ditën e martë gjithçka ka shkuar normalisht. Nuk janë paraqitur probleme fizike, për asnjë nga lojtarët e grumbulluar.

Ndërkaq,ditën e mërkurë ora 12:00, do të zhvillohet një konferencë për shtyp dhe para përfaqësuesve të medias do të jenë mbrojtësiElseid Hysajdhe portieriEtrit Berisha.