Kombëtarja zhvillon stërvitjen e rradhës

Në orën 17.30 kombëtarja shqiptare e futbollit, ka zhvilluar stërvitjen e rradhës në kompleksin sportive në Perros Guierec. Pasi ka zhvilluar një streçing të lehtë paradite, ekipi është lënë i lirë për rreth dy orë për të shëtitur. Ndsërkohë në orën 17.30 futbollistët, kanë zhvilluar një stërvitje 70 minutëshe, e cila ka patur Brenda saj ushtrime, lojë dhe streçing në fund të saj. Nuk ka patur taktikë specifike, por ka qenë thjesht një stërvitje e rradhës, ku lojtarët janë rikthyer të gjithë në fushën e lojës, për shkak se dje, janë stërvitur vetëm futbollistët që nuk kanë luajtur dhe ata që janë aktivizuar si rezerva në këtë ndeshje. Pas një ore e 10 minutash futbollistët, janë larguar nga kompleksi sportive për tu akomoduar në hotel “L’ Agapa”.