Konfererenca e parë për shtyp, pas ndeshjes kundër Zvicrës është zhvilluar sot në orën 17.30 në ambientet e kompleksit Sportiv në “Perros Guirec”. Përpara mediave shqiptare dhe ndërkombëtare kanë qenë dy mbrojtës, Mërgim Mavraj dhe Elseid Hysaj. Fillimisht, është përgjigjur Mavraj i cili e ka vlerësuar si pozitive paraqitjen e Shqipërisë, në ndeshjen kundër Zvicrës duke parë përpara. “Nuk është hera e parë që humbin. Na ka ndodhur edhe herë të tjera por kemi patur forcën që të ringrihemi dhe të bëjmë gjëra të mira. Ne jemi një skuadër dhe forca jonë qëndron tek kolektivi”-theksoi ndër të tjera qendërmbrojtësi Mërgim Mavraj.
“Unë besoj se Shqipëria do t’ja dalë, pavarësisht se kush do të luajë në formacion. Forca jonë qëndron tek kolektivi dhe është ai , që do luajë dhe do të jetë përcaktues”-shprehu edhe njëherë tjetër, optimizmin e tij, Mërgim Mavraj.
“Treguam karakter dhe forcë dhe mund të kishim përfituar për të marrë një rezultat më pozitiv. Ishte një provë e vështirë por skuadra tregoi forcë dhe luftoi deri në fund”-tha Elseid Hysaj pas pyetjeve të gazetarëve. Ndërkohë ai e vleresoi karakterin e skuadrës, kur ajo mbeti për të luajtur me 10 futbollistë. “Ishte një moment i vështirë, që ne e përballuam me sukses. Franca? Një sfidë e madhe por për në nuk duhet të jetë e pamundur. Ne do të tregojmë më të mirën tonë ndaj një skuadre të madhe. E kemi bërë edhe herë të tjera, një gjë të tillë”-tha ndër të tjera mbrojtësi I djathtë i Shqipërisë, i vlerësuar edhe nga mediat ndërkombëtare.
Konferenca e shtypit: Flasin Mavraj dhe Hysaj