Kanë dalë në konferencën e parë për shtyp, këtu në Perros Guirec, dy futbollistët e kombëtares, Frederik Veseli dhe Odise Roshi, të cilën në orën 17.00, u paraqitën në konferecën e parë për shtyp.
Të dy futbollistët, u janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të pranishëm. “Ndjehem mjaft mirë dhe në formë, po punojmë fort dhe me entuziasëm dhe kjo na krijon një siguri. Kemi ardhur këtu, për të dhënë më të mirën tonë dhe kam besim që do tja dalim”-është shprehur Roshi pa e fshehur entuziasmin. Më pas futbollisti në lidhje me aktivizimin e tij në kombëtare u shpreh: “Po është e vërtetë, që kam shumë minuta aktivizim nga ana e trajnerit De Biasi dhe më vjen mirë për këtë. Jam gati”-tha ai. Ndërkohë i qetë dhe i saktë ka qenë Frederik Veseli. Mes të tjerave, futbollisti u përgjigj:“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe po përpiqem që me punë të tregoj formën time dhe ti shërbej sa më shumë skuadrës. Unë erdha me vonesë dhe të them të drejtën e kam pritur me ankth vendimin e trajnerit. Tani vazhdojmë punën duke parë përpara. Çfarë shkruajnë mediat nuk më interesojnë. Është koha e punës”-tha ai. Futbollisti u shpreh se kjo periudhë është një eksperiencë mjaft e rëndësishme në karrierën e tij.