Konferenca nr. 3, flasin Bala dhe Gashi

Takimi me median nëpërmjet konferencës për shtyp, është zhvilluar si zakonisht në orën 12.00, në sallën e konferencave të kompleksit sportive në Bad Waltersdorf. Në takimin nr.3, zyrtar me shtypin, kanë dalë dy sulmuesit Bekim Bala dhe Shkëlzen Gashi. Fillimisht sulmuesi që aktivizohet me Rijekën në kampionatin kroat ka deklaruar se: “Ne jemi sulmues dhe është detyra jonë që të shënojmë. Si të thuash golin e kemi në gjak. Kur shënon dhe skuadra ecën mirë, mendoj se e kryer detyrën”. Bomberi shkodran e ka vlerësuar shumë këtë periudhë përgatitore, duketreguar diçka edhe ecurinë e saj. “Jemi shumë të përqëndruar dhe po punojmë fort, në mënyrë që në finalet e Europianit të tregojmë pjesën tonë më të mirë. Atmosfera është e shkëlqyer dhe morali është i lartë”-theksoi sulmuesi që i hapi eliminatoret e këtij Europiani, me një gol të jashtëzakonshëm kundër Portugalisë.

Pas tij, përpara mediave u shfaq Shkëlzen Gashi, sulmuesi që aktualisht luan në SHBA me skuadrën e Colorados. “Jam në formë dhe po stërvitem me intensitet të lartë. Shpresoj që të vazhdoj kkështu, për të qenë gati për Europianin”-, u shpreh fillimisht Gashi. Më pas sulmuesi, kuqezi I pyetur për faktin se kombëtarja përgjithësisht luan me një modul me një sulmues në formacion, ndërkohë që janë katër kandidatura për atë vend, u shpreh se: “Ne jemi futbollistë. Detyra janë është të stërvitemi, të jemi në formë të mirë dhe ti shërbejmë sa më mirë skuadrës. Të tjerat i vendos trajneri”.