Kryeministri falenderon Kombëtaren

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, priti në ambientet e Kryeministrisë ekipin kombëtar të Shqipërisë dhe krerët e Federatës Shqiptare të Futbollit. Pëprara selisë së kreut të Qeverisë Shqiptare dhe përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me mijra qytetarë dhe tifozë kishin dalë për të pritur skuadrën që plotësoi një ëndërr të madhe, kualifikimin për në Kampionatin Europian France 2016. Pastaj u organizua një ceremoni e thjeshtë dhe
“Kam besuar te Ju, tek grupi juaj, tek trajneri ynë i mrekullueshëm dhe Federata Shqiptare e Futbollit me Presidentin Armand Duka, edhe kur shumë ju braktisën, pas dy ndeshjeve të fundit. Ishte një edicion i jashtëzakonshëm, historik për Shqipërinë dhe shqiptarët”-theksoi, ndër të tjera Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Pastaj, ai ka dhënë medaljen e mirënjohjes së Kryeministrit, për kapitenin e skuadrës kombëtare Lorik Cana, të cilin e ka vlerësuar për kontributin që ka dhënë për këtë skuadër. Gjithashtu Kryeministri, ka dhënë edhe dy medalje të tjera për trajnerin Xhani De Biazi dhe Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, për të cilët gjithashtu, nuk i ka kursyer vlerësimet e vecanta.
“Falenderojmë Kryeministrin, për mbështetjen që na ka dhënë. Sidomos në momente të vecanta, pikërisht atëhere kur pakkush besonte, se ne do t’j dilnim.
Është prezantuar nga ana e Kryeministrit dhe Presidentit të FSHF edhe fakti që së shpejti do të nisë puna për ndërtimit e stadiumit të ri në Tiranë. “Ju garantojmë që do të jetë objekti më presitigjioz dhe i bukur në Tiranë”-deklaroi Presidenti Duka.