Mavraj e Koln sigurojnë Bundesligën

Mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj ka festuar me skuadrën e tij gjermane, Kolni qëndrimin në Bundesligë. Në ndeshjen e luajtur të dielën klubi i shqiptarit ka mundur thellë 4-1 Darmstadin. Dy herë Antoni Modeste dhe dy herë të tjera Marsel Rize i kanë dhënë fitoren bardhekuqve, teksa në fushë titullar ishte edhe Mërgim Mavraj, që pikërisht te Darmstadi ka nisur hapat e parë në karrierën e futbollit profesionist.