Mbërrijnë kartolinat e futbollistëve

Kanë mbërritur në kampin stërvitor në Perros Guirec, fotot e futbollistëve të kombëtares. Për plotësimin e dëshirave të fansave të shumtë të skuadrës tonë kombëtare, Federata Shqiptare e Futbollit, ka përgatitur një set me kartolina dhe postera me lojtarët kuqezinj. Për çdo futbollist, janë përgatitur kartolinat personale , ndërkohë që ka edhe kartolina të të skuadrës me uniforma loja dhe me kostum. Gjithashtu është prodhuar një sasi e madhe postaresh të skuadrës, si me uniformën e lojës ashtu edhe me atë personale.

Te gjitha keto do t’ju shperndahen futbollistëve për ti dhuruar, për fansat e tyre.