Mbyllet stërvitja e pasdites

Është mbyllur në Ives Jannou në Perros Guirec, stërvitja e dytë e skuadrës kombëtare për sot. Ajo ashtu si edhe konferenca për shtyp, ashtu siç janë informuar edhe mediat e akredituara, janë shtyrë për një gjysëm ore nga ana e stafit teknik të skuadrës. Fillimisht skuadra ka zhvilluar disa kuadrate dhe ushtrime të tjera me topin. Disa futbollistë, të cilët kishin ardhur për konferencën për shtyp dhe për disa intervista ekskluzive me mediat shqiptare dhe të huaja, mes tyre edhe kapiteni Lorik Cana, e kanë nisur më shpejt stërvitjen duke kryer yshtrime në palestër. Fiks në orën 18.00, nën drejtimin e trajnerit Gianni De Biasi dhe stafit të tij teknik, ka nisur stërvitja e rregullt. Ajo është zhvilluar me praninë e medias vetëm për 15 minuta dhe me pas ato janë larguar. Fillimisht, skuadra ka zhvilluar disa kuadrate dhe ushtrime të tjera me topin. Më pas janë konsumuar element taktikë, nga goditjet e lira apo nga ato standarte. Pjesa e fundit e stërvitjes është konsumuar në palestër, me ushtrime aerobike dhe streçing. Pas rreth 90 minutave, stërvitja e dytë ka përfunduar dhe skuadra është kthyer në hotel.