Media ndërkombëtare intervistë me Presidentin Duka

Vazhdon interesimi i mediave ndërkombëtare, për përgatitjet që skuadra kombëtare e Shqipërisë po bën në Bad Ëaltersdorf të Austrisë. Prej ditësh një grup i gazetaës prestigjioze francez ”L’ekip”, po qëndron pranë skuadrës kombëtare për të kryer intervista dhe reportazhe të ndryshme. Sot në një intervistë ekskluzive për këtë gazetë ishte i ftuar Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armanda Duka. Numri 1 i institucionit të futbollit, ka theksuar ndër të tjera se: “Arritja në finalet e Kampionatit Europian është fryt I një pune disa vjeçare. Nuk mund të ndërtosh asgjë në 5 vjet. Ne kemi filluar punën me përmirësimin e infrastrukturës. Më pas kemi vazhduar me kualifikimin e kuadrit trajner, nëpërmjet edikimit në shkollën e trajnerëve. Një punë shumë e mirë është bërë edhe për seleksionimin e qindra mijra futbollistëve, të cilët sot luajnë në Europë dhe Shqipëri”.

Presidenti Duka, sqaroi se forca e Shqipërisë qëndron tek grupi i futbollistëve. “Ne nuk kemi Ronaldon, Mesin apo Ibraimoviçin, por kemi lojtarë që luftojnë dhe japin maksimumin për skuadrën. Të thithë sakrifikojnë dhe luftojnë shumë. Trajneri I ka motivuar dhe vlerësoj punën e tij, e cila merret edhe me detajet më të vogla”- tha ndër të tjera Presidenti i FSHF për gazetën franceze.