Memushaj merr leje të përkoshme

Ledian Memushaj, pasi ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore, është larguar nga kampi kuqezi, në Bad Wasterdorf. Mesfushori ka udhëtuar drejt Peskarës për t’ju bashkuar klubit të tij. Largimi i tij, përkohësisht nga skuadra kombetare është kryer, sipas marrëveshjes paraprake që është bërë paraprakisht mes Presidentit Armand Duka dhe Presidentit të Peskarës Sebastian Ianascolin, e cila ka marrë edhe miratimin e stafeve teknike. Peskara ra dakort ta sjellë futbollistin në grumbullim në datën 23 maj dhe kombëtarja shqiptare ra dakort që ai të shkonte për të luajtur në fazën playoff. Zyrtarisht klubet janë të detyruara ti lenë të lirë futbollistëtt që do të grumbullohen në europian pas datës 30 maj.

Futbollisti është nisur nga Viena, me një avion çarter të vënë në dispozicion nga Presidenti i klubit të Peskarës, për të mbërritur në drekë në Itali. Peskara do të luajë në fazën playoff dhe Memushaj është një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës, që synon të rikthehet në Serinë A.