Memushaj, mesfushori bashkohet me grupin

Ledian Memushaj është lojtari i 20, i listës së trajnerit Gianni De Biasi, për përgatitoret në prag të finaleve të Europianit “Francë 2016”. Mesfushori që luan me Peskarën, ka mbërritur dje në mbrëmje në ambientet e hotel “Frankenshtejner”, në Austri. Ai ka udhëtuar nga Milano, ku është paraqitur konsullatën shqiptare, për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm për aplikim per pasaportë, për shkak se pasaporta që posedon i skadon përpara fillimit të Kampionatit Europian. Që dje ai është vënë nën urdhrat e stafit dhe të trajnerit De Biasi. Ndërkohë që sot paradite mesfushori shqiptar, ka kryer stërvitjen e parë në kompleksin sportive të Bad Walsterdorf, së bashku me grupin tjetër të futbollistëve të kombëtares.