Memushaj shënon gol me peshë

Mesfushori shqiptar, Ledian Memushaj po e mbyllin në mënyrën më të mirë sezonin bashkë me skuadrën e tij, Peskarën, që fitoi 2-1 ndaj Breshias.

Peskara e pa veten në disavantazh, por në minutën e 52-të kapiteni Memushaj shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi dhe aty nisi kthesa me skuadrën e shqiptarit që përmbysi gjithçka në minutën e 77-të.

Pas golit, Memushaj u ndëshkua me karton të verdhë. Ishte fitorja e pestë rresht për Peskarën, që tashmë është në vendin e katërt dhe po shkon në formë perfekte në fazën play-off.

Nga ana tjetër, mesfushori Migjen Basha ishte titullar me Komon, shenjë se dëmtimi i pësuar në mesjavë nuk ka qenë serioz.