Sot pasdite në orën 18.00 në qytezan e Perros Guirec, u hap ekspozita e fotografit Louis – Marie Preau. Kjo ekspozitë ishte organizuar nga Konservatori i Brigjeve Detare dhe dhe qyteti i Perros Guirec, në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Shqipëri, si dhe në kuadër programit të të bashkëpunimit, me Agjencinë Kombëtare Bregdetare.
Në këtë takim janë ftuar edhe drejtuesit e lartë të FSHF dhe të delegacionit të kombëtares shqiptare, presidenti Armand Duka, ZvPresidenti Nuri dhe Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku. Ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Francë Dritan Tola dhe ish-futbollisti i mirënjohur i skuadrës kombëtare Edvin Murati. Të ftuar ishin edhe personalitete të qytezës franceze, përfshi edhe Kryetarin e Bashkise së Perros Guirec Erven Leon.
Përfaqësuesit e FSHF, pasi kanë falenderuar për ftesën, ju kanë dhuruar të pranishëmve bluza dhe suvenirë të ndryshëm.