Përfundoi stërvitja e paradites

Sipas programit skuadra kombëtare ka zhvilluar sot stërvitjen e paradites në orën 10.00 në kompleksin sportive “Yves Jannou” në Perros Guirec . Ajo u zhvillua me intensitet të lartë dhe me pjesëmarrjen e të gjithë futbollistëve. Pjesa e pare e stërvitjes ka qenë intensive me lojra, kuadrat dhe ushtrime te tjera me topin. Për ta mbyllur me pjesën taktike, e cila si gjithmonë kryhet nga Paolo Tramezzani, me ndihmën e Erjon Bogdanit dhe Ervin Bulkut. Stërvitja ka zgjatur për 70 minuta dhe pas përfundimit të saj futbollistët janë kthyer në hotel L’ Agapa. Sot në konferencën për shtyp do të flasin përpara mediave Andi Lila dhe Amir Abrashi. Ajo do të zhvillohet në orën 17.30. Ndërkohë që séance stërvitore e pasdites do të fillojë në orën 18.00.