Sadiku shpreson te mbijetesa

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadikut dhe Vaduzi u kthyen te fitorja, duke shpresuar ende kështu te mbijetesa në ligën elitare të Zvicrës. Skuadra e shqiptarit arriti të mundë St. Galenin në transfertë me rezultatin 1-3. Një fitore mjaft e rëndësishme dhe 5 javë para përfundimit të kampionatit gara për mbijetesë është hapur plotësisht. Sadiku ishte titullar dhe luajti një ndeshje mjaft të mirë, edhe pse nuk shënoi. Sulmuesi Albion Avdijaj qëndroi në stol për 90 minuta. Ndërkaq, te FC Zurich që u mund nga Tuni mungoi për pezullim Burim Kukeli.