Shala siguron Europa League

Një ndeshje emocionuese ka qenë ajo mes Slovan Liberecit dhe Bobi Brnos, në kampionatin çek. Titullar ishte edhe mesfushori i Shqipërisë, Herolind Shala, i cili ka festuar në fund për një rezultat 4-2 që i jep mundësi ekipit të tij të sigurojë vendin e tretë dhe Europa League. Praktikisht, edhe në rast se Slavia e Pragës do t’i fitonte ndeshjet të gjitha. Shala pasuroi CV-në e tij me një asist në golin që zhbllokoi ndeshjen në të 53-ën. Pas 11 minutash, Shala është zëvendësuar. Ky është asisti i parë në kampionat për Shalën, që ka realizuar 6 gola, ndërsa në verë me shumë mundësi do të kthehet te Sparta Pragës, prej nga është huazuar tek Libereci.