Shqiperia eshte nje skuader e forte. Interviste eksluzive me trajnerin e Rumanise

Trajneri: Anghel Iordanescu

Lindur: 4 Maj 1950 (Mosha 66), Bukuresht , Rumani

Gjatësia: 1,76 m

Roli : Sulmues

Fëmijët : Eduard Iordănescu, Andrei Iordanescu, Alexandru Iordanescu, Maria Iordanescu

 

Anghel Iordănescu është një ish futbollist dhe trajneri aktual i kombëtares së futbollit të Rumanisë. Në 2007, Iordanescu u tërhoq nga futbolli i luajtur, dhe në Shkurt , pas dorëheqjes së paraardhësit të tij, ai u bë anëtar i Senatit Rumun , dhe u ul në bankat e Partisë Social Demokrate.  Më 26 Dhjetor 2011, ai u bë një senator i pavarur , i lidhur me Unionin Kombëtar për Progres të Rumanisë .

 

Një nga lojtarët më të mirë të Steaua Bukuresht , Iordanescu ishte një sulmues ose një mesfushor sulmues , me një teknikë shënimi  të mirë, i cili kishte zhvilluar dhe një aftësi driblimi të pakrahasueshme. Ai ishte gjithashtu i njohur për vizionin dhe planifikimin. Në Rumani , ai luajti vetëm për Steaua Bukuresht, të cilit iu bashkua tek ekipi i të rinjve në 1962, në moshën 12 vjeçare.

 

Gjashtë vjet më vonë ai kaloi në ekipin e parë të Steauas , e më pas përfaqësoi për herë të parë ekipin kombëtar të Rumanisë , në 1971. Gjatë kësaj përiudhe ai shënoi 155 gola , duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për ekipin e tij.

 

Iordanescu fitoi dy kampionate (në 1976 dhe 1978) dhe katër Kupa të Rumanisë  (në 1970, 1971, 1976 dhe 1979).  Në 1981-82 ai ishte golashënuesi më i mirë i Diviza A.

 

Në 1982, në moshën 32 vjecare , ai largohet nga Rumania për të luajtur me OFI Kretë, në Greqi , nën urdhërat e trajnerit Les Shannon , por kthehet tek Steaua , dy vjet më pas , për tu bërë zëvendës trajner i këtij klubi.  Së bashku me trajnerin Emerich Jenei , ai fiton kampionatin në 1985 dhe ndihmoi ekipin drejt triumfit Europian , në 1986, duke hyrë si zëvendësues në finalen kundër Barcelonës.

 

Emerich Jenei u caktua trajner i Rumanisë, në verën e  1986 , duke e lënë Iordanescu-n  trajner të Steaua-s.  Si trajner ai fitoi tre kampionate ( 1987, 1988, dhe 1989)  dhe tre Kupa të Rumanisë në po këto vite.  Në nivel ndërkombëtar , Steaua dhe Iordanescu mbërritën në gjysmë-finalen e Kupës së Europës në 1988 dhe finalen një vit më vonë.

 

Në verën e 1993 , atij iu kërkua të zëvendësojë Cornel Dinu , si trajner të Rumanisë  dhe arriti ta kualifikojë ekipin për në Kupën e Botës 1994, ku Rumania arriti në cerek-finale ,  performanca më e mirë e Rumanisë në nivel ekipi kombëtar.

 

Ai vazhdoi si trajner i Rumanisë edhe pas Kupës së Botës dhe e çoi ekipin drejt kualifikimit në Euro 1996 dhe Kupës së Botës 1998,  ku Rumania mbërriti në fazën e dytë , si fitues të Grupit G. Edhe pse Iordanescu u kualifikua për në Kupën e Botës , ai u kritikua nga media për nivel të dobët gjatë ndeshjeve.

 

Pas humbjes me Kroacinë në raundin e dytë të Kupës së Botën 1998, ai dha dorëheqjen dhe u bë trajner i kombëtares së Greqisë ,  ku më pas do të shkarkohej në 1999,  pasi nuk u kualifikua për në Euro 2000.

 

Në vitet 1999 – 2000 , ai mori drejtimin e Al-Hilal , në Arabinë Saudite, ku fitoi Kupën e Arabisë Saudite dhe Ligën e Kampioneve të Azisë. Pavarësisht këtyre rezultateve ai largohet dhe merr drejtimin e Rapid të Bukureshtit , duke shpresuar tek performanca që kishte patur tek Steaua.  Ai e udhëhoqi Rapidin drejt raundit të parë të Kupës UEFA 2000-2001 , ku u mund nga Liverpuli , kjo e fundit do të shpallej fituese në fund.  Megjithatë, ai shkarkohet vetëm pas tre muajsh , dhe firmos me AL Ain FC , të Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe fiton Kupën e Presidentit të EBA.

 

Rumania nuk arrin të kualifikohet për në Kupën e Botës 2002 dhe Iordanescu thirret për të zëvendësuar Gheorghe Hagi , duke u bërë kështu trajner i ekipit kombëtar, për herë të dytë.

 

Objektivi kryesor ishte të kualifikonte ekipin për në EURO 2004, por dështoi.  Duke mos patur trajner tjetër të gatshëm , Federata Rumune e Futbollit i besoi skuadrën edhe për fazën kualifikuese të Kupës së Botës 2006, por pas performancës së dobët kundër Armenisë, ai u shkarkua.

 

Pas dështimit të dytë si trajner i Rumanisë , ai rikthehet në Arabinë Saudite dhe nënshkruan me Al-Ittihad , dhe fiton Ligën e Kampioneve të Azisë , për herë të dytë, në 2005, dhe Ligën e Kampioneve të Arabisë , por pas një viti u shkarkua pas barazimit me Al-Ettifaq.  Në fillim të sezonit 2006-2007,  Iordanescu u rikthye tek AL Ain FC , për pak muaj  përpara se të shpallte tërheqjen nga futbolli profesionist.

Në Tetor 2014 , Iordanescu , mori drejtimin e Rumanisë , për të tretën herë.

 

Intervista :

 

Ekipi juaj është një nga katër ekipet qe ka marrë pjesë në tre Kampionatet e para Botërore. Në 2000 , ju festuat arritjen në çerek-finale, rezultani më i mirë për ju. Kush është qëllimi juaj në Francë?

Qëllimi fillestar është të kualifikohemi  nga faza me grupe , por ne duam të fitojmë cdo ndeshje.

 

Në raudin e parë do të luani kundër kampionëve të dyfishtë të Europës , Francës , Zvicrës , Rumanisë dhe Shqipërisë.  Kush është për ju , kundërshtari më i fortë?

Sigurisht , Franca do të jetë më i fortë. Shqipëria është një ekip i fortë , shumë i përkushtuar dhe i mirë-organizuar.

 

Kë nga lojtarët njihni më mirë ?

Ne i njohim të gjithë lojtarët , mjaft mirë , sepse jemi të fokusuar tek cdo kundërshtar.

 

Si e gjykoni punën e trajnerit De Biasi? Ai e drejtoi Shqipërinë drejt finaleve të kampionatit Europian, për të parën herë në histori.

Z. De Biasi është një trajner i talentuar me një esksperiencë mjaft të fortë.

 

Parashikimi juaj : Kush do ta fitojë Kampionatin Europian 2016?

Franca