Shqipëria në “Play Station” me fanellat e reja

Prej ditës së enjten të pasionuarit e videolojës së famshme “Play Station” mund të blejnë diskun e versionit “UEFA Euro 2016” për “Play Station 4” dhe “Play Station 3”, ku edhe Shqipëria është pjesë e lojës, me kuqezinjtë që paraqiten me fanellat e reja të Europianit. Versioni i plotë nga “PES 2016” ka të gjitha simbolet dhe lojtarët pjesëmarrës në turne, ku 15 klube kanë fanellat aktuale si Gjermania, Anglia, Uellsi, Spanja,, Portugalia, Italia, Ukraina, Çekia, Kroacia, Sllovakia, Islanda, Turqia, Irlanda e Veriut, Franca, ndërsa Shqipëria paraqitet me fanellat e reja.