Shqipëria uron trajnerin de Biasi

Në sallën e konferencave, në Federatën Shqiptare të Futbollit, është organizuar një aktivitet promovues i titulluar “Shqipëria uron trajnerin de Biasi”. Ky aktivitet është organizuar për të uruar trajnerin e kombëtares së Shqipërisë për titullin “Pankina e Artë 2015”.

Ditën e hënë në Coverciano, në praninë e specialistëve më të mirë të futbollit italian Federata Italiane e Futbollit, e vlerësoi trajnerin me Çmimin “Panika e Artë 2015” (me motivacionin për kontributin e dhënë, në promovimin e shkollës italiane të futbollit në botë). Të pranishëm në këtë ceremony, kanë qenë Gianni Rivera Drejtori teknik i FIGC dhe Renzo Uliveri drejtor i shkollës së trajnerëve e President i Shoqatës së Trajnerëve Italianë të Futbollit.

Pak ditë më pas në praninë e mediave, është zhvilluar një ceremoni e thjeshtë. Në të kanë përshëndetur Bejkush Birçe President i Shoqatës së Trajnerëve Shqiptarë të Futbollit, Miço Papadhopulli President Nderi i FSHF.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, falenderoi trajnerin De Biasi për kontributin e dhënë dhe e uroi atë për titullin. Më pas, ai i dhuroi pllakën zyrtare të tre ndeshjeve që do të luhen në Francë 2016, duke shtuar me humor se në Europian, do ti dorëzojë pllaka të tjera.

I prekur nga kjo ceremoni trajneri, vlerësoi bashkëpunimin me FSHF dhe në mënyrë të veçantë me Presidentin Duka, dhe faktin që ky çmim i takon edhe skuadrës kombëtare, e cila ka dhënë maksimumin në fushë.