Sot, stërvitja e e ditës zgjati 90 minuta

Sot skuadra kombëtare e Shqipërisë ka zhvilluar vetëm një stërvitje në kompleksin sportive “Ives Jannou” në Perros Guirec, stërvitja e dytë e skuadrës kombëtare për sot. Ajo ka zgjatur për 90 minuta dhe është zhvilluar me ritëm të lartë. Si të gjitha stërvitjet e kësaj periudhe edhe ajo është zhvilluar me praninë e pjesshme të mediave. I vetmi përjashtim ka qenë se sot trajneri De Biasi, i ka lejuar ata që të filmojnë dhe fotografojnë për rreth 25 e minuta. Pjesa e parë e stërvitjes ka qenë lojra, sprinte dhe kuadrate të ndryshme.

Më pas, është kaluar në veprimet taktike, të cilat janë ndjekur me vëmendje nga ana e trajnerit. Në fund, skuadra është ndarë në dy pjesë. Kryesorja, që aplikonte qëndrimin në goditje standarte dhe pjesa tjetër, që zhvilloi ushtrime fizike nën drejtimin e përgatitesit atletik.