Stervitja e fundit ne “Ernst Happel”

Ka zhvilluar sot rreth ores 19.30 stervitjen e saj te fundit perpara ndeshjes me Austrine, kombetarja shqiptare e futbollit. Ekipi i drejtuar nga trajneri Gianni De Biasi, eshte stervitur ne stadiumin ku do te zhvillohet ndeshja miqesore, neser pasdite. Seanca stervitore eshte ndjekur nga drejtuesit e delegacionit, Presidenti Armand Duka, Sekretari Ilir Shulku si edhe nje grup tifozesh te ardhur nga Amerka, Europa, Shqiperia dhe rajoni. Kjo eshte e para mes dy miqesoreve, qe skuadra e De Biasit do te luaje ne muajin mars. Te shtunen Shqiperia do ta zhvilloje kunder Luksemburgut, ne 29 mars, ne mbremje.