“Ti Shqipëri më jep nder!” është slogani me të cilin do të qarkullojë që nga 10 qershori, autobusi kuqezi i kombëtares shqiptare në “Francë 2016”.
Edhe pse sondazhi, që prej disa javësh ndodhet në faqen zyrtare të UEFA-s dhe mbetet ende i hapur për 3 alternativa: “Ti Shqipëri më jep nder!”, “O sa mirë me qenë shqiptar!” dhe “Fluturo shqipe!”, ka qenë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili në zbuloi se slogani i kuqezinjve në finalet e Europianit do të jetë ai i marrë nga vargjet e Naim Frashërit.
Vargu është gjithashtu i stampuar edhe në fanellat e reja të kombëtares shqiptare, që janë të personalizuara vetëm për Europianin.
Sakaq, në faqen zyrtare të UEFA-s mund të votohet ende për të treja alternativat dhe rezultati zyrtar do të publikohet më 2 maj.
“Ti Shqipëri më jep nder”, slogani kuqezi!