Tifozë shqiptarë presin kuqezinjtë
Nuk mund të mungonin edhe këtu në Bergamo. Tifozët e kombëtares shqiptare të futbollit, kanë qenë sot në drekë duke pritur skuadrën kombëtare në aeroportin e Bergamos. Nuk ishte e vështirë ti dalloje, teksa të gjithë ju afroheshin futbollistë dhe stafit dhe kërkonin të bënin një foto, të mmerrnin një autograph apo thjesht t’ju shtrëngonin dorën. Një tjetër grup,iI ka shoqëruar futbollistët deri tek autobuzi, ndërkohë që të tjerë kanë pritur në hotel “Winter Garden”. Atje, drejtuesit e Federatës, kanë patur një takim të ngrohtë dhe miqësore edhe me përfaqësuesit e konsullatës tonë në Milano, të cilët janë interesuar edhe zyrtarisht për axhendën e ekipit. Pritet që nesër të ketë shumë tifozë shqiptarë në ndeshjen kundër Ukrainës.