UEFA, tjetër test antidoping me dhjetë futbollistë

Përsëri kontroll antidoping, nga ana e organizmit më të rëndësishëm të futbollit europian. UEFA ka qenë e pranishme në hotel “L’ Agapa”, në Perros Guirec të Francës, nëpërmjet grupit të saj për të kryer testet antidoping, tek disa futbollistë të kombëtares shqiptare. Ashtu si edhe në Austri, ky është një kontroll rutinë, i cili aplikohet tek të gjitha skuadrat të cilat janë finalistë të Kampionatit Europian “France 2016”. Kjo është një proçedure të përcaktuar më parë, ku çdo skuadër, deklaron vendet ku do të stërvitet dhe UEFA vjen për të bërë testet e saj për lojtarët që zgjedh. Kështë vepruar edhe sot pasdite përpara stërvitjes. Lojtarët e thirrur për këtë test ishin: Lila,Veseli, Basha, Sadiku, Gashi, Xhaka, Mavraj, Ajeti, Balaj, Roshi.