Shkolla e Mesme Teknike “Harry Fultz”, do të ketë edhe një fushë futbolli me bar artificial. Është ky, një investim i Federatës Shqiptare të Futbollit e cila prej vitesh synon, jo vetëm përmirësim e kushteve te infrastruktures por dhe per pergatitjen teknike dhe fizike te nxenesve por edhe masivizimin e futbollit ne te gjitha shkollat e Shqiperise. Gati 105 vjet, pas themelimit, shkolla teknike “Harry Fultz”, ka përuruar sot, në orën 11.00, fushën e re të futbollit me bar artificial, me një ceremoni shume te bukur dhe domethenese .
Pjesëmarrës, në këtë aktivitet ishin nxënës të shkollës, mësues dhe disa figura të shquara të futbollit shqiptar. E nderonin këtë aktivitet, me pjesëmarrjen e tyre Presidenti i FSHF Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku dhe Drejtori i Shkollës “Harry Fultz” Arjan Kapedani. Pas fillimit-surprizë, ku një grup i aerobisë së shkollës performoi përpara të pranishmëve, u zhvillua edhe ceremonia e inagurimit te fushës, ku disa nga personalitet e futbollit të pranishëm goditën topat e futbollit në fushën e re të lojes dhe për nxënesit e shkollës që ishin të pranishëm.
Më pas, u zhvillua edhe ndeshja miqësore e futbollit, mes ekipeve te shkollës “Harry Fultz” dhe “Tiranës”.